Artim Shaqirin e josh kampionati shqiptarë

Artim Shaqiri ishte njëri ndër emrat më të bujshëm shqiptarë nga Maqedonia, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe jashtë vendit, edhe atë me mjaft sukses, duke qenë madje pjesë edhe e Premierligës angleze.

Pas karrierës së bujshme futbollistike, ai filloi karrierën prej trajneri, duke udhëhequr Kukësin, Shkëndijën dhe së fundmi Flamurtarin e Prishtinës. Aktualisht është i papunë, ndërsa i pyetur në lidhje me ofertat në adresë të tij, tekniku strugan në një prononcim për “Fun Zone” në Supersport, u shpreh:

“Kampionati shqiptar është shumë interesant, ka shumë investime dhe futbollistë cilësor. Kjo pandemi e ka vështirësuar paksa punën, por çdo gjë do t’i rikthehet normalitetit. Nuk kam kontakt e ndonjë klub, por në të ardhmen mund të kem” – është shprehu Artim Shaqiri.

Leave a Reply