Njihuni me futbollistin më shtatëshkurtër në Botë

Me vetëm 1.54 metra i gjatë, Elton është futbollisti më shtatëshkurtër në Botë.

Emri i tij i plotë Elton Jose Xavier Gomes, një mesfushor sulmues i cili ka 16 vite që luan si profesionist, pavarësisht se ai do të ishte nën mesataren e gjatësisë edhe për grupmoshat U14.

Ai filloi karrierën në Brazil, për të vazhduar pastaj në Europë te Steaua e Bukureshtit, që më pas të luaj në Lindjen e Mesme, derisa gjithmonë e dallonte atë nga të tjerët stili unik i driblimeve dhe gjatësia.

Periudhën më të suksesshme e pati në Arabinë Saudite, ku me skuadrën e Al-Fateh në 121 ndeshje shënoi 48 gola, ndërsa gjithashtu kishte fituar edhe titullin kampion.

Aktualisht 34-vjeçari Elton luan në Arabinë Saudite te skuadra e Al-Wehda.

Leave a Reply