Nëse do mbylleshin kampionatet tani, shumë skuadra të mëdha do mbeteshin jashtë Ligës së Kampionëve

Edhe më tutje vazhdon të diskutohet mënyra sesi do të mbyllen kampionatet vendore.

Përderisa fillimisht UEFA ishte e prerë duke urdhëruar federatat që t’i mbyllin kampionatet në fushën e lojës, tani paksa është zbutur, përcjell “GazetaBlic”.

Ajo ka propozuar që nëse kampionatet e secilit vend, për një arsye ose tjetrën, nuk arrijnë ta përfundojnë edicionin 2019/2020, renditja aktuale tabelare të vendos për skuadrat që do të kualifikohen në kompeticionet evropiane.

Ky pritet të jetë një vendim aq edhe i favorshëm për ekipet e mëdha që kishin gjasat matematikore për pozitat e katërta.

Kështu në Spanjë, Atletiko Madridi do të mbetej jashtë, pasi Sociedadi është i katërti. Në Angli, Arsenali e Mançester Junajtedi, kurse në Itali, Roma, Napoli dhe Milani do të mbetnin jashtë turneut më të madh për klube në kontinentin e vjetër.

Leave a Reply