Gjermani, 2 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid-19, i gjithë ekipi futet në karantinë

Gjermania u bë është shteti i parë në kontinentin e vjetër që lejoj rifillimin e aktiviteteve sportive.

Sipas datës së miratuar, futbolli gjerman zbret në fushë më 16 maj, por sërish ka disa klube që më sa duket nuk janë ende gati. “Covid-19” ka prekur klubin e Dynamo Drezden, teksa pozitiv kanë rezultuar 2 futbollistë, lajm ky i bërë publik nga vetë klubi gjerman që militon në Bundesliga2.

“Pas testeve të treta që iu nënshtruan lojtarët dhe stafi, 2 lojtarë kanë rezultuar pozitiv me ‘Covid-19’. Të dy lojtarët nuk kanë simptoma. E gjithë skuadra do të futet në karantinë për 14 ditë”, – thuhet në postimin e klubit gjerman.

Leave a Reply