Zbulohen datat e rifillimit dhe përfundimit në “Serie A” dhe “Serie B”

Në Itali po punojnë të rinisin kampionatin, pas pezullimit të gjatë për shkak të pandemisë “Covid 19”.

Pavarësisht se virusi vazhdon të jetë prezent në Itali, mediat raportojnë një datë të mundshme për rifillimin e kampionatit.

Një video-konferencë është planifikuar të mbahet me datë 13 maj, ku do të diskutohet për rifillimin e kampionatit dhe të drejtat televizive.

Sipas “La Repubblica” qeveria italiane do të marrë në konsideratë datën 14 qershor për rinisjen e ndeshjeve të “Serie A”. Megjithatë gjithçka do të varet nga ecuria e kurbës së virusit dhe nëse do të vazhdojë të ulet, atëherë do të jepet drita jeshile për rinisjen e kampionatit.

Skenari është që “Serie A” të rinisë më 14 qershor dhe të përfundojë në fund të korrikut, ndërsa “Serie B” të fillojë në fillim të korrikut dhe të mbarojë në gusht. Gjithçka për këto do të vendoset në video-konferencën që do të mbahet më 13 maj, ndërsa tashmë dihet që kampionatet në “Serie C” janë mbyllur para kohe.

 

Leave a Reply