Bauman flet për ofertat dhe largimin e mundshëm të Rashicës nga Verderi!

Milot Rashica me shumë mundësi po zhvillon sezonin e tij të fundit te Verder Bremeni, pjesë e së cilës skuadër është që nga janari i vitit 2018-të.

Në media është përfolur se disa skuadra të njohura europiane kanë shfaqur inters për sulmuesin kosovarë, mirëpo sipas drejtorit sportiv të klubit gjerman, Frank Baumann, deri më tani asnjë klub nuk ka bërë ndonjë ofertë konkrete për Rashican.

“Deri më tani, asnjë klub nuk ka dhënë ardhur me një ofertë konkrete, ku ne pastaj mund të merreshim me të” – ka thënë Bauman.

Përveç të tjerash drejtori tregoi se nuk dihet ende nëse Rashica do të jetë pjesë e kësaj skuadre edhe vitin e ardhshëm, duke lënë kështu çdo gjë të paqartë për të ardhmen e sulmuesit.

Leave a Reply