Tronditet sërish Premierliga, 4 raste të reja me “Covid 19”!

Katër raste të reja me “Covid-19” janë konfirmuar te tre skuadra të ndryshme në Premierligën angleze. Një gjë të tillë kanë bërë të ditur nga vetë Federata angleze, e cila përmes një njoftimi shkruan se më 25 dhe 26 maj janë bërë 1008 testime të futbollistëve dhe stafit të skuadrave, teksa 4 prej tyre kanë dalë pozitiv.

Premierliga fillimisht më 17 dhe 18 maj kishte testuar 748 persona, ku 6 prej tyre dolën pozitiv nga tre klube të ndryshme. Më 19 deri më 22 maj janë bërë 996 testime tjera, ku u testuan pozitiv dy persona, nga dy klube të ndryshme.

Leave a Reply