Iker Kasiljas surprizon gazetarin shqiptarë

Ish-portieri legjendar i Real Madridit dhe njëherit i Kombëtares së Spanjës, Iker Kasiljas ka surprizuar gazetarin shqiptar, Glendi Tafaj.

Tafaj ka publikuar në Instagramin e tij një video të djalit të tij të vogël duke bërë një pritje në krevat dhe ka etiketuar ish-portierin spanjoll.

Kasiljas ka ripublikuar postimin e në profilin e tij në “Instagram” dhe kjo gjë ka lënë “pa fjalë” gazetarin e SuperSport.

“Faleminderit për ripostimin Kasiljas, është një nder i madh për mua. Djali im Maten të falënderon gjithashtu”, shkruan Glendi Tafaj në postimin e tij.

 

 

Leave a Reply