Të dielën spektakël boksi në manifestimin “Tetova N’festë”

Në kuadër të manifestimit tradicional “Tetova n`festë ”, të  dielën  në sheshin “Iliria”  në Tetovë do  të  zhvillohet  turneu  ndërkombëtar i boksit,  ku do të marrin  pjesë emra të njohur  të  boksit  vendor, por edhe vendeve për rreth, si Shqipëria, Kosova, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Organizatori  teknik i  këtij  turneu  ndërkombëtar të boksit  është  Klubi i Boksit  “Shkëndija Boks”, që drejtohet  nga  Jusuf Hashimi në bashkëpunim me Federatën e boksit të Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi  i këtij  manifestimi ndërkombëtar të boksit, është që të madhërojë manifestimin Vera  Kulturore  Tetovare, ku pritet një spektakël i vërtet me plot energji, emocione  dhe  disiplinë!

Manifestimi ” Tetova N`festë” tradicionalisht përfshin edhe aktivitete sportive krahas programeve kulturore dhe artistike në Tetovë, prandaj le ta kthejmë Verën Kulturore tetovar në një arenë force, respekti , krenarie dhe suksesi!

Turneu do të zhvillohet me datën 02.08.2026 ( e diel) me fillim në ora 18:00 në Sheshin  “Iliria” në  Tetovë, ndërsa pas  përfundimit  të  dueleve të boksit do të ketë edhe katër lufta  revyale të Kik-boksit.

Turneu do të mbikëqyret nga delegatë të njohur, bashkë me referat e Federatës së Boksit, ndaj edhe cilësohet me shumë peshë, dhe njëherit një turne i njohur ndërkombëtarisht nga Asociacioni i Boksit Evropian dhe ai Botërorë.

Duke  pasur parasysh  se  ky manifestim i boksit ka karakter ndërkombëtarë, matjet  zyrtare të  boksierëve  do të  bëhen  të dielën,  duke  filluar nga ora  09.00 në hapësirat e Komunës së Tetovës

Në mbrëmjen e spektaklit janë parapa  të zhvillohen 12  lufta, edhe  atë  në kategorinë e kadetëve U- 15, Junior U-17, yous senior U-19 dhe senior,  ndërsa siç theksuam më lartë, pas  përfundimit  të  garave  në boks  do të zhvillohen edhe katër duele  reviale  në Kik-boks.

Boksierët e KB “Shkëndija Boks” të paraqitur për meçet zyrtare janë:

Kadet – REJAN QAZIMI 52 kg,

Junior – ILIR SELMANI 52 kg, GONAT HASANI 54 kg,

Youth senior (U-19)- SEMI ELMAZI 60 kg, SLAVCO TRPESKI 65 kg, ERDI RAKIPI 70 kg, DONJET RAMANI 75 kg

Senior – MUHAREM MUAREMI  80 kg.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply