Arrihet marrëveshja, Superliga shqiptare rikthehet në “Digitalb”

“Supersport” dhe FSHF kanë arritur marrëveshjen për të lejuar transmetimin e ndeshjeve të kampionatit shqiptar dhe Kupës së Shqipërisë. Lajmi u dha nga vetë “Super Sport” në kanalin “Super Sport 1”, ku saktësoi se sot teleshikuesit mund të ndjekin 4 takimet e radhës së javës së 29-ë të Kategorisë Superiore.

Përpara dy ditësh, FSHF deklaroi se “Digitalb” nuk ka përmbushur detyrimet financiare ndaj federatës dhe për këtë arsye vendosi që ndeshjet e javës së 29-ë të Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë t’i transmetonte në kanalin e saj.

Leave a Reply