Shaqiri dhe Zhegrova krahasoheshin me Messin, por…

Lionel Messi pa dyshim se është një ndër futbollistët më të mirë në Botë. Dhe kur njeriu ka një epitet të tillë, sigurisht se shumica dëshirojnë ti ngjasojnë atij, ndërsa disa prej  tyre madje i kanë etiketuar si Messi i ardhshëm.

Megjithatë, asnjëri nuk arriti t’i arrijë nivelet e yllit të Barcelonës, madje ata as nuk u afruan.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe dy futbollistët shqiptarë nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Edon Zhegrova, për të cilët ka shkruar prestigjiozja angleze “TheSun.co.uk”.

Sa i përket Shaqirit, “TheSun” shkruan se krahasimet ishin të shumta, dhe se reprezentuesi i Zvicrës ka luajtur mirë në të gjitha skuadrat ku ai ka qenë pjesë.

Madje, ai ka luajtur për disa klube të mëdha evropiane dhe ka shënuar dy gola në Botëror dhe Evropian.

Këtë edicion, minutazhi i tij ka qenë i ultë për shkak të konkurrencës së madhe në sulmin e Liverpullit.

Për Zhegrovën, “TheSun” shkruan se ai u bë senzacion në “YouTube” në vitin 2014 pas një video ku shihej talenti i tij.

Skuadrat gjigande, Barcelona, PSZh-ja dhe Arsenali ishin interesuar për të, megjithatë ai u transferua te Genk në Belgjikë.

Aktualisht Zhegrova po luan te Bazeli në formë huazimi, teksa i njëjti  synon gjëra më të mëdha në të ardhmen.

Leave a Reply