Kosova rikthen tifozët në stadium nga java tjetër

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendimin për lehtësimin e mëtutjeshëm të masave, të cilat ishin në fuqi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Këtu përfshihen edhe aktivitetet sportive, ku nga 28 qershori lejohet edhe prania e publikut.

”Shfuqizohet: Vendimi me të cilin ndalohen aktivitetet publike dhe jo publike që kanë mundur të mbahen pa praninë  publikut, tubimet sportive, konferenca, tryeza të rrumbullakëta etj”, thuhet në vendimin e marrë nga qeveria Hoti.

Kësisoj, sportdashësit nga java e ardhshme (28 qershor) mund t’i kthehen karrigeve të stadiumit ku na presin ndeshje fantastike në Superligën e Kosovës në futboll.

Me shumë gjasë, qeveria pritet të paraqesë masat që do të ndërmerren pas lejimit të publikut në aktivitetet sportive. 

Leave a Reply