Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Juventusit

Gjatë ditës së sotme jetë ka ndërruar ish futbollisti i skuadrës së Juventus, Xhuzepe Rica. Ish-futbollisti i “bardhezinjëve” është ndarë nga jeta në moshën 33 vjeçare, pas disa komplikimeve shëndetësore.

Rica ka qenë anëtar i Juventus, por nuk ka luajtur me skuadrën e parë, por vetëm me grupmoshat e reja.

Ish futbollisti i Juves ka pasur hemoragji cerebrale rreth një muaj më parë. Ai ishte zgjuar nga koma më 22 qershor, mirëpo gjatë ditës së sotme i njëjti kishte ndërruar jetë.

Rica ka pasur shokë skuadre emra të njohur te Juventusi, si Klaudio Markizio dhe Sebastian Xhiovinko.

Leave a Reply