Përveç humbjes nga Bolonja, Interi humb edhe një prej titullarëve

Përveç disfatës ndaj Bolonjës, Interi ka pësuar edhe një goditje tjetër pas përfundimit të këtij takimi të zhvilluar në “Xhuzepe Meaca”.

Mesfushori Nikolo Barela ka pësuar tërheqje muskulore në kofshën e djathtë të këmbës dhe nuk dihet për sa kohë do të mungojë.

Lajmi u konfirmua edhe nga klubi “zikaltër”.

Pas këtij dëmtimi, 23-vjeçari mendohet se nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme kundër Veronës dhe Torinos.

Leave a Reply