Remzifaik Selmani vazhdon bashkëpunimin me Renovën

Remzifaik Selmani ka vazhduar bashkëpunimin me Renovën edhe për një vit tjetër, duke bërë që sulmi i skuadrës nga Xhepçishti për sezonin e ri të duket i frikshëm bashkë edhe me dy futbollistët e transferuar, Emran Ramadani dhe Alen Jasharovski, njofton “infOSport.mk”.

Selmani, Renovës iu bashkua gjatë verës së vitit të kaluar, kur  erdhi nga ekipi rival i Shkëndijës. Gjatë sezonit të kaluar, Selmani zhvilloi 17 ndeshje, duke realizuar 7 gola dhe duke udhehequr skuadrën drejt ndeshjeve të Liga Europa.

Pikërisht në këto ndeshje, Selmani pritet sërish të udhëheq sulmin e Renovës, skuadër kjo që sezonin 2019/2020 e mbylli në pozitën e katërt.

Leave a Reply