Renova – Shkëndija zhvillohet të shtunën

Derbi lokal midis Renovës dhe Shkëndijës do të zhvillohet të shtunën, një ditë para ndeshjeve tjera të javës së 17-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse kjo xhiro është caktuar për ditën e dielë, takimi midis dy skuadrave tetovare do të zhvillohet një ditë më herët, pasi skuadra nga Xhepçishti që është mikpritëse e kësaj ndeshje prej fillimit të këtij sezoni ndeshjet si vendas i ka zhvilluar gjatë të shtunave.

Kështu do të jetë edhe kësaj rradhe, kur me fillim në ora 13:00 gjithë sportadshësit në vendin tonë, e në veçanti ato nga Tetova do të kenë mundësi të ndjekin për së afërmi këtë super ndeshje. Rikujtojmë në ndeshjen e parë të këtij sezoni mes këtyre dy skuadrave Shkëndija falë golave të shënuar nga dyshja Hasani – Ibraimi, kishte mundur “gjipspunuesit” me rezultatin 2:0.

Leave a Reply