Kumbulla vendoset përkrahë më të mirëve të historisë së Veronës

Talenti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Marash Kumbulla po kalon një sezon të shkëlqyeshëm në “Serie A” me fanellën e Veronës.

Pikërisht për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera, mbrojtësi ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha si në Itali, ashtu edhe jashtë saj.

Megjithatë një vlerësim shumë të madh 20-vjeçari e ka marrë edhe nga tifozët e skuadrës së tij, Veronës.

Këta të fundit, në një sondazh të bërë nga “CalcioHellas”, kanë zgjedhur 20 futbollisët më të mirë në histori të klubit, teksa përkrahë tyre është përzgjedhur edhe Kumbulla.

Një vlerësim ky shumë i madh për talentin shqiptar, i cili që në një moshë shumë të re, është pjesë e më të mirëve në histori të klubit veronez.

Leave a Reply