Mavraj: Kjo fitore nuk do të thotë asgjë!

Mërgim Mavraj u rikthye pas pezullimit të gjatë dhe pas fitores së Kombëtares së Shqipërisë ndaj Moldavisë, flet për mediumet, duke komentuar lojën dhe skemën.

“Ishte hera e parë që qëndroja kaq shumë jashtë për pezullim. U ndjeva keq. Si kapiten i kombëtares mërzitesh duke parë shokët që luajnë dhe t’i nuk je. Mendoj se rikthimi ishte i bukur, për mënyrën se si erdhi”.

“Kjo fitore nuk do të thotë asgjë, pasi duhet të merrnim pikë në Islandë. Kjo fitorja ishte e merituar, ndaj Moldavisë, për mënyrën se si shkoi loja, por kanë fituar edhe ekipet e tjera”.

Si u ndjeva me skemën e re?

“Besoj që çdo skemë ka ato anët pozitive, por ka edhe anë negative. Jemi në këtë skemë dhe ne si futbollistë duhet ta pranojmë. Të stërvitemi, deri sa të përshtatemi dhe automatizojmë lëvizjet tona. Kemi Francën dhe Turqinë, që janë shumë të forta. Na duhet edhe pak kohë, nuk është vetëm çështje formacioni”.

Leave a Reply