Reali zëvendësuesin e Marcelo e gjen te Lajpcigu

Angelino është njëri nga mbrojtësit e majtë më në formë në dy vitet e fundit. 23-vjeçari po shkëlqen me paraqitjet e tij te RB Lajpcig, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Barcelona dhe Mançester Junajtedi.

Mirëpo Reali është i gatshëm ta rrëmbejë atë dhe Perez ka përgatitur një ofertë prej 20 milionë eurove.

Angelino është në pronësi të Mançester Sitit, mirëpo nuk bën pjesë në planet e Guardiolës. Ndryshe Angelino shihet si zëvendësuesi ideal i brazilianit Marselo, i cili me shumë gjasa do të jetë futbollisti i parë që do të largohet nga Reali i Madridit.

Leave a Reply