Zidane kishte larguar Regilon nga Reali për shkak djalit të tij!

Mbrojtësi i Totenhamit, Serhio Regilion nuk kishte shansin për të treguar vlerat te Reali i Madridit, ndërsa arsyeja është shumë interesante.

Sipas “El Confidencial” mbrojtësi i krahut të majtë kishte pasur një konflikt me djalin e Zinedin Zidane, Luka. Kjo solli edhe në përkeqësimin e marrdhënieve me trajnerin e “mbretërve”, i cili kishte vendosur që mos të llogarisë në shërbimet e tij.

Nga kjo situatë përfitoi Totenhami, që e bleu kartonin e tij për shumën e 30 milion eurove. Regilon te skuadra angleze menjëherë u shndërrua në një titullarë, duke vazhduar me paraqitjet e mira nga edicioni i kaluar, kur si i huazuar luante me Seviljën.

Mirëpo interesant është fakti se përveç Regilon nga “Santiago Bernabeu” u largua edhe Luka Zidane. Portieri i ri si transfer i lirë iu bashkua skuadrës së Rajo Valjekanos, aty ku luan rolin e portierit të dytë, pasi portën si titullarë te skuadra nga Madridi mbron reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut Stole Dimitrievski.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply