Qesharake, futbollisti i Klub Bryzh nuk udhëton me ekipin pasi nuk u lejua të ulej aty ku dëshironte në autobus!

Futbollisti i Klub Bryzh, Emanuel Denis nuk ka udhëtuar fare për në Gjermani, aty ku sonte skuadra e tij do të përballet me Borusia Dortmundin në kuadër të xhiros së katërt në grupet e Ligës së Kampionëve Europian.

Arsyeja? Është më se qesharake. Nuk ka të bëjë fare me ndonjë lëndim, apo infektim, por thjeshtë se i njëjti nuk është lejuar të ulej aty ku dëshironte në autobus.

Për këtë arsye, ai nuk do të jetë me skuadrën në ndeshjen që zhvillohet sonte me fillim në ora 21:00 në “Sinjal Iduna Park”.

Leave a Reply