Tetori i vitit të kaluar ishte i kobshëm për Shkëndijën

Tetori i vitit të kaluar ishte i kobshëm për Shkëndijën, kur janë në pyetje ndeshjet që skuadra tetovare i zhvilloi me skuadrën e FC Shkupit, transmeton “infOSport.mk”.

Gjatë muajit të 10-të, të vitit të kaluar Shkëndija dhe Shkupi ishin takuar dy herë mes tyre, edhe atë që të dyja ndeshjet kishin qenë kampionale.

Fillimisht me datë 26 tetor Shkupi në ndeshjen e mbetur të javës së 3-të kishte mundur Shkëndijën në Tetovë me rezultatin 1:0 falë golit të Ermedin Adem,  ndërkohë vetëm katër ditë më pas në kuadër të javës së 12-të këto dy skuadra në Çair kishin barazuar pa gola.

Ndeshja e sotme e javës së 11-të në elitën e futbollit vendor do të jetë ndeshja e pestë që Shkëndija dhe Shkupi do ti zhvillojnë gjatë muajit tetor, njofton “infOSport.mk”.

Përveç dy takimeve të vitit të kaluar, këto dy skuadra ishin takuar edhe me 04 tetor të vitit 2015, kur Shkëndija në Çair falë golave të shënuar nga Hasani dhe Ibraimi kishte shënuar fitore 2:0, si dhe me 17 tetor të vitit 2004, kur “kuqezinjtë” në Tetovë kishin shënuar fitore me rezultatin 3:0.

 

14 ndeshjet e fundit mes Shkëndijës dhe Shkupit 

21.08.17 LPFM Shkupi Shkendija 0 : 3
30.04.17 LPFM Shkupi Shkendija 1 : 1
05.03.17 LPFM Shkendija Shkupi 0 : 0
07.12.16 Kupa Shkendija Shkupi 4 : 0
23.11.16 Kupa Shkupi Shkendija 0 : 0
30.10.16 LPFM Shkupi Shkendija 0 : 0
26.10.16 LPFM Shkendija Shkupi 0 : 1
19.05.16 LPFM Shkupi Shkendija 1 : 3
19.03.16 LPFM Shkendija Shkupi 3 : 1
10.12.15 LPFM Shkendija Shkupi 4 : 1
04.10.15 LPFM Shkupi Shkendija 0 : 2
03.04.05 LPFM Shkendija Shkupi 7 : 0
12.03.05 LPFM Shkupi Shkendija 1 : 7
17.10.04 LPFM Shkendija Shkupi 3 : 0

Leave a Reply