Pas barazimit në “Enfilld Roud”, Allardejs tallet me Jurgen Klop

Uest Bromuiç Albion ka surprizuar kampionët e Liverpullit, duke barazuar 1:1 në “Enfilld Roud”.

Skuadra e Jurgen Klop lëshoi pikë për herë të parë këtë edicion në terren vendas, edhe atë ndaj skuadrës së parafundit në tabelë.

Pas ndeshjes trajneri i skuadrës mysafire, Sem Allardejs është tallur me homologun e tij, Jurgen Klop, duke thënë se ai nuk do të mund të bënte diçka më shumë me një skuadër si Uest Bromuiç Albion.

“Unë mund ta bëj lehtësisht atë që Klop po bën në Liverpull me disa nga futbollistët më të shtrenjtë. Por ai nuk mund të bëjë me këta lojtarë të Uest Bromuiç Albionit atë që unë bëra sot,” – ka thënë Allardejs.

Leave a Reply