Santos hedh poshtë raportimet, Messi nuk e ka thyer rekordin historik të Peles

Klubi brazilian, Santos nuk pranon se ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thyer rekordin e legjendës së tyre, Pele.

Argjentinasi realizojë golin e 644 me “katalunasit”, derisa ky rekord më herët ishte mbajtur nga Pele që kishte realizuar 643 gola zyrtare me Santosin.

Por, Santos ka kërkuar që Peles t’i numërohen të gjitha golat, duke përfshirë ndeshjet miqësore dhe në të gjitha garat.

Në rast që numërohen të gjitha, klubi brazilian pretendon se Pele ka shënuar mbi një mijë gola për ta, më saktësisht braziliani ka realizuar 1091 gola.

Leave a Reply