ZYRTARE, Blendi Shkëmbi trajner i Ballkanit!

Ballkani ka gjetur zëvendësuesin e Ismet Munishit, teksa gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar Blendi Shkëmbin, raporton “infOSport.mk”.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi i Suharekës përmes faqes zyrtare në “facebook”, duke treguar se kishte shumë konkurrent, por Shkëmbi ishte ai që bindi më së shumti.

Për Shkëmbin do të jetë kjo aventura e dytë në futbollin kosovar, pasi më herët udhëhoqi  Lirinë e Prizrenit, ndërkohë në Shqipëri udhëhoqi edhe Teutën e Durrësit.

Kujtojmë Ballkani stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit kosovar e mbylli në pozitën e dytë, me 3 pikë më pak se Drita e Ardian Nuhiut.

 

Leave a Reply