Boka Xhuniors kampion i ri i Argjentinës (VIDEO)

Boka Xhuniors është shpallur kampion i Argjentinës për të 32-tën herë, pasi që rivalët e tyre, Banfield, pësuan humbje në ndeshjen e së martës nga San Lorenzo.

Në ndeshjen e javës së 29-të, Banfield humbi minimalisht 1:0, disfatë kjo që ju dha fund shpresave të tyre se mund të arrijnë Boka Xhuniors në pozitën e parë, që tashmë ka 5 pikë të paarritshme.

Skaudra e Guiljermo Barros Skelotos ka humbur vetëm tre ndeshje në këtë stinor, dhe ky titull i Boka Xhuniors afron ata me rivalin e përjetshëm, River Plate, që ka 36 tituj. Golashënues më i mirë i Boka Xhuniors këtë edicion është Dario Benedeto me 18 gola të shënuar, ndërkohë Kristian Pavon rezultoi të jetë asistuesi më i mirë i skuadrës kampione (9).

Të gjithë golat e Boka Xhuniors gjatë kampionatit që u shpall kampion

Leave a Reply