Duro merr Metin te Flamurtari, prezantimi bëhet nesër!

Muhamed Useini karrierën e tij do ta vazhdoj në Shqipëri, te skuadra e Flamurtarit. Burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se mesfushori tetovar nesër do të prezantohet te skuadra vlonjate, me të cilët pritet të nënshkruajë kontratë një vjeçare.

Useini te Flamurtari vjen me rekomandim të trajnerit Shpëtim Duro, i cili njeh mirë kualitetet e Metit, që nga koha kur ishin bashkë te Shkëndija e Tetovës.

Është kjo hera  e parë që Meti do të luajë jashtë Maqedonisë, pasi në karrierën e deritanishme, 28-vjeçari ka luajtur me Shkëndijën, Rabotniçkin dhe Renovën, me të cilën skuadër i skadoi kontrata këtë muaj.

Useini është futbollisti i dytë nga Maqedonia që i bashkohet Flamurtarit gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi më parë Duro në Vlorë transferoi edhe futbollistin e Rabotniçkit, Goran Siljanovski.

 

Leave a Reply