Sadio Mane edhe zyrtarisht një lojtar i ri i Bajernit të Munihut

Sadio Mane është futbollisti më i ri i Bajernit të Munihut, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2025.

Sulmuesi senegalez në këtë mënyrë largohet nga Liverpulli pas gjashtë sezonesh, duke nënshkruar me kampionët e Gjermanisë.

Mane “blindon” kështu sulmin e Bajernit, teksa shprehet i lumtur me aventurën e re ku do fitojë 280 mijë euro në javë.

“Jam shumë i lumtur që më në fund jam me FC Bayern Mynih. Kemi pasur shumë biseda dhe kam ndjerë interesin e madh të këtij klubi të madh që në fillim. Kështu që nuk kisha asnjë dyshim në mendjen time që në fillim: Kjo është koha e duhur për këtë sfidë. Dua të arrijë shumë me këtë klub, edhe ndërkombëtarisht. Gjatë kohës sime në Salzburg kam ndjekur shumë ndeshje të FC Bayern, më pëlqen shumë ky klub”, tha Mane.

Senegalezi 30-vjeçar me Liverpullin kishte fituar të gjitha trofetë e mundshme, duke u shpallur kampion i Anglisë, i Europës, i Botës, kishte fituar SuperKupën e Europës, ndërsa gjithashtu kishte fituar edhe FA Kupën dhe Liga Kupën angleze.

Ai me fanellën e Liverpullit ka zhvilluar gjithsej 269 ndeshje, duke regjistruar 120 gola dhe 48 asistime.

Leave a Reply