Maqedonia U-21 kualifikueset e europianit i mbyll me disfatë! Pësojnë nga Suedia

Përfaqësuesja e Maqedonisë U-21 me disfatë i mbylli kualifikueset për Europianin e vitit 2027. Të përzgjedhurit e trajnerit Aleksandar Tanevski pësuan disfatë 2:0 në transfertën ndaj Suedisë.

Vendasit e hapën rezultatin në minutën e 15-të përmes Svenssonit, ndërsa Ndjie në minutën e 52-të shënoi golin e dytë dhe vendosi rezultatin përfundimtar të takimit, Suedia 2, Maqedonia 0.

Maqedonia grupin “E” e mbylli me 7 pikë, duke u renditur në vendin e pestë në grup, në konkurrencë me Italinë, Poloninë, Suedinë, Malin e Zi dhe Armeninë.

Shtatë pikët e fituara erdhën nga dy fitoret ndaj Armenisë (2:1 dhe 2:0) dhe barazimi kundër Malit të Zi (1:1) në Manastir.

Italia  doli të jetë e para e grupit me 27 pikë, po aq sa grumbulloi edhe Polonia në vendin e dytë, por “axurrët”, falë bilancit më të mirë në përballjet e ndërsjella, siguruan kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.


Kualifikueset, EURO 2027:

Grupi E | SUEDIA 2:0 MAQEDONI

Autorë të golave: V. Svenson 15, A. Njie 52’

Stadiumi: Falcon Alkoholfri Arena (Falkenberg)

Arbitër kryesor: K. Umudlu

FORMACIONET:

SUEDIA: Andersson V., Koton O., Amoron P., Samuelsson O., Tolf N., Svensson V., Geiger J., Gunnarsson K., Rosenqvist C., Ostman L., Njie A.;

MAQEDONIA: Lj. Xhekov, A. Arizankoski, A. Murati, R. Murati, D. Danev, I. Maslarov, T. Nikolovski, V. Tasovski, A. Velkov, N. Veliçkovski, A. Ljatifi;


 

Leave a Reply