E bukur, tetovari Nedim Bajrami krah për krah me yjet e futbollit si Mbape, Vinicius e Bellington

Nedim Bajrami edhe pse ndoshta nuk ka dhënë ende atë që të gjithë tifozët “kuqezi” e presin të japë me fanellën e kombëtares shqiptare, tetovari megjithatë po shkëlqen me fanellën e Empolit, ndërsa kjo ka bërë që i njëjti të renditet krah për krah me yjet e futbollit botëror të moshës nën 24-vjeç.

Në bazë të një statistike që i referohet vetëm sezonit 2021-2022 dhe futbollistëve nën moshën 24-vjeçare, për kampionatet kryesore të Europës, Nedim Bajrami është krahas lojtarëve si Mbape, Vinicius Junior dhe Bellingham.

Bëhet fjalë për pasimet kyçe, driblimet, goditjet në portë, faullat e fituara dhe njëkohësisht për mbështetjen që i jep skuadrës në pjesës sulmuese.

Si duket jo më kot Federata Shqiptare e Futbollit luftoi me atë të Zvicrës për të marrë shërbimet e futbollistit tetovar, duke e çuar çështjen deri në gjyq në mënyrë që mesfushori të kishte të drejtën për të luajtur me fanellën “kuqezi”, për të cilën kishte ëndërruar që si fëmijë. (infOSport.mk)

Leave a Reply