Pas Hamidit, FC Ballkani transferon edhe Adetunxhin e FC Shkupit

FC Ballkani vazhdon të bëjë “pazar” te FC Shkupi, nga e cila skuadër pritet që të transferojë edhe sulmuesin nigerian, Sandej Adetunxhi, pasi më parë një gjë të tillë kishte bërë, duke bërë për vete alegjerianin, Valid Hamidi, njofton “infOSport.mk”.

Adetunxhi te Ballkani shihet si zëvendësuesi ideal i Albion Rrahmanit, i cili karrierën e tij e vazhdoi në Rumani te skuadra e Rapid Bukuresht.

Edhe pse nga tabori i FC Shkupit pretendojnë se Adetunxhi ende është lojtar i tyre, i njëjti figuron si lojtarë i lirë edhe në faqen më prestigjioze për transferimin e futbollistëve, “transfermarkt”.

Adetunxhi skuadrës nga Çairi iu bashkua para dy viteve, kur erdhi nga skuadra e Rivers United nga Nigeria, aty ku edhe kishte bërë karrierë.

Eksperienca te FC Shkupi, ishte e para për të jashtë Nigerisë, ndërsa i njëjti tashmë pritet të vazhdojë me FC Ballkanin, me të cilën skuadër mund të luaj sërish në grupet e Ligës së Konferencës, në rast se  skuadra kampione e Kosovës kalon skuadrën e njohur të Bate Borisov nga Bjellorusia.

Kujtojmë, Adetunxhi vitin e kaluar si pjesë e FC Shkupit kishte shënuar golin e vetëm në përballjet ndaj Ballkanit në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, aty ku më tej kishte vazhduar skuadra kosovare, pas dy fitoreve në të dyja ndeshjet, si në Shkup, ashtu edhe në Prishtinë. (infOSport.mk)

Leave a Reply