E pabesueshme, 4 kundër 1 me portën e boshatisur dhe nuk shënojnë! (VIDEO)

Një huçje e pabesueshme ka ndodhur ditën e djeshme në kampionatin elitarë të Izraelit,më saktësisht në ndeshjen midis Macabi Netanya dhe Bnei Yehuda.

Në minutën e 98-të të ndeshjes, kur mysafirët e Nei Yehuda me çdo kusht kërkonin barazimin dhe po sulmonin bashkë edhe me portierin e tyrem vendasit e Netanyas kishin një kundërsulm, ku porta kundërshtare ishte e boshatisur.

Plot 4 futbollistë vendas në aksion, kundër 1 mbrojtësi të Bnei Yehuda, i cili çuditërisht në fund doli edhe fitues.

Ai në mënyrë të pabesueshme ndali goditjen e njërit prej futbollistëve vendas, i cili si duket bëri zgjidhjen më të keqe, duke pasur parasysh se në këtë aksion kishte edhe 3 bashkëlojtarë të tjerë.

Leave a Reply