Mundje, Besir Alili triumfin në finale e feston me sexhde (VIDEO)

Në ditën e parë të Kampionatit Evropian për Kadet në mundje që do të zhvillohet deri më 20 maj në Shkup, reprezentuesi i Maqedonisë Besir Alili arriti suksesin më të madh nga vendi. Alili arriti të kualifikohet në finalen e kategorisë deri më 45 kilogram, pasi mundi Stanislau Mazokin nga Bjellorusia me rezultat 11:1.

Alili triumfin në finale e festoi me sexhde, përderisa të gjithë publiku në palestrën në “Kale” thërriste emrin e tij. Besiri në finale do të përballet me armenin Rafajall Hurutjunan që do të zhvillohet nesër nga ora 18:00.

Kujtojmë reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë, në dy raundet e para eliminoi emrat si Kenan Kustovicin të Bosnja dhe Hercegovinës si dhe Marku Vasilen nga Moldavia.

Mundësi Besir Alili bie në sexhde pas triumfit ndaj bjellorusit Mazok në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Kadet👏👏👏

Публикувахте от Tv Shenja в 14 май 2018 г.

Leave a Reply