Tite bënë publike listën e Kombëtares së Brazilit për në KB “Rusi 2018”

Seleksionuesi i Kombëtares së Brazilit, Tite ka publikuar listën prej 23 futbollistëve që do të jenë pjesë e Kampionatit Botëror, “Rusi 2018”. Pjesë e kësaj liste është edhe Nejmar, i cili bashkë edhe me Gabriel Zhesus, Daglas Kosta, Fimrinjo dhe Kutinjo do të përbëjnë pjesën ofenzive të Brazilit.

Një nga mungesat e mëdha të Brazilit në këtë Botëror, do të jetë ajo e Dani Alveshit, i cili u dëmtua vetëm pak ditë më parë, ndërkohë që Tite nuk ka bërë ndonjë përzgjedhje surprizë .

Lista e futbollistëve të grumbulluar nga ana e trajnerit Tite:
PORTIERË: Alison, Ederson, Kasio
MBROJTËS: Danilo, Fagner, Tiago Silva, Miranda, Markinjos, Pedro Geromel, Marselo, Filipe Luis
MESFUSHORË: Kasemiro, Paulinjo, Fernandinho, Renato Augusto, Kutinjo, Fred, Uillian
SULMUES: Nejmar, Roberto Firmino, Gabriel Jesus, Douglas Kosta, Taison.

 

Leave a Reply