Xhaka shpërrthen ndaj shokëve të skuadrës: “Largojeni atë top m***ti nga aty (VIDEO)

Arsenali nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 ndaj Slavia Pragës në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Liga Europës.

“Topçinjtë” kaluan në avantazh në minutën e 86-të me anë të Pepe, por 5 minuta më vonë, çekët barazuan shifrat, që nuk ndryshuan deri në fund. Kjo e ka nervozuar së tepërmi mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, i cili ka shpërthyer ndaj shokëve të skuadrës.

“Largojeni atë m** topi nga aty”, mësohet t’iu ketë bërtitur Xhaka shokëve të skuadrës, pas pësimit të golit.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Çeki, ku skuadra e Granit Xhakës do të kërkojë me çdo kusht kualifikimin.

Leave a Reply