“Po na vrisni”, shpërthejnë futbollistët e një ndër klubeve më të njohura në Botë

Futbollistët e Gremios zbritën në fushë duke mbajtur maska, në shenjë proteste ndaj autoriteteve braziliane që vazhdojnë të luajnë pavarësisht emergjencës së Koronavirusit.

Futbolli në kampionatin brazilian vazhdon të luhet normalisht, pavarësisht se me dyer te mbyllura. Gremio së fundmi luajti kundër Sao Luiz (2:2), por e bëri të qartë se kampionati po vazhdon pa vullnetin e klubeve, të cilat ndihen të rrezikuara për shëndetin e tyre.

Presidenti i klubit, Paulo Luz, tha se jeta është më e rëndësishme sesa futbolli dhe kampionati duhet ndalur urgjentisht.

Por Brazili nuk është i vetmi vend që vazhdon të luajë futboll. Në Europë edhe Turqia po bën rezistencë, duke vijuar ta zhvillojë normalisht kampionatin.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply