Milani i frikshëm, 7 gola ndaj Torinos, fitojnë edhe Juve dhe Atalanta (VIDEO)

Milani ka regjistruar fitoren më të thellë këtë edicion në “Serie A”, duke mundur Torinon në transfertë me shifrat 7:0, njofton “infOSport.mk”. Një super paraqitje kjo e “rossonerëve”, që në këtë mënyrë është shumë afër ëndërrës për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Njeriu i ndeshjes te Milani, doli të jetë kroati Ante Rebiç, që shënoi “tripletën” e parë me fanellën “kuqezi”, dy gola realizoi Teo Hernandes, ndërsa nga një gol shtuan edhe Frank Kesie (nga penalatia) dhe Braim Diaz.

Me këtë fitore Milani vazhdon të ruajë pozitën e tretë në tabelë me 72 pikë, po aq sa ka edhe Atalanta e vendit të dytë, që falë golave të shënuar nga Muriel gjatë pjesës së parë dhe Pashaliç në pjesën e dytë, mundi Beneventon me shifrat 2:0.

Fitore shprese edhe për Juventusin e Andrea Pirlos, që regjistroi fitore në transfertë (1:3) ndaj Sasuolos. Rabiot, Ronaldo dhe Dybala shënuan për “Zonjën e Vjetër”, ndërkohë Raspadori ishte autorë i golit të vetëm për ekipin vendas, që përmes Berardit mund të avansonte i pari në këtë ndeshje, në rast se shënonte nga pika e bardhë. (infOSport.mk)

Leave a Reply