Moment kaotik në Madrid, stadiumi i Realit përfshihet nga flakët (VIDEO)

Skuadra e Real Madridit po përgatit të hyjë në stadiumin e saj “Santiago Bernabeu” pasi ky i fundit po rikontrukturohet dhe madrilenët janë zhvendosur të luajnë në stadiumin tjetër “Alfredo Di Stefano”.

Por një ngjarje e çuditshme ka ndodhur ditën e sotme brenda stadiumit, teksa në një video të postuar në rrjete sociale shfaqen imazhe të një zjarri të madh brenda impiantit të madrilenëve.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin e madh, por me siguri ndonjë incident gjatë punimeve, teksa klubi nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar.

Ndërkohe vetë “MARCA”, gazetë e afërt me klubin madrilen shkruajti në faqen e saj se zjarri nuk ka qenë serioz dhe është neutralizuar, por nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar.

Leave a Reply