Basketbollisti i kombëtares shqiptare nënshkruan me Partizanin e Beogradit!

Dallas Mur, amerikani i natyralizuar si shqiptar që nga viti 2018, ka firmosur me ekipin e basketbollit të Partizanit të Beogradit dhe do të luajë me të në kampionatin serb si dhe në arenën ndërkombëtare.

Mur ka veshur fanellën e Shqipërisë në eliminatoret e Europianit duke shkëlqyer si një organizator në grupin kualifikues të kuqezinjve në ndeshjet ndaj Danimarkës e Bjellorusisë në vitin 2019.

Por për arsye të ndryshme, përfshirë edhe problemet me udhëtimet apo me COVID, ai nuk iu bashkua Shqipërisë në edicionin e fundit, ndonëse vazhdon të mbajë pasaportën shqiptare e mund ta bëjë një gjë të tillë në të ardhmen.

Pas eksperiencave në Itali, Izrael dhe Francë, në sezonin e fundit ai luajti në Kinë me skuadrën e Guangzhou, por vendosi që të kthej përsëri në Europë dhe tashmë kërkon suksesin me një klub si Partizani i Beogradit, i cili synon t’u kthehet viteve të lavdishme.

Leave a Reply