Hidhet shorti për sezonin e ri në LPFMV që starton me 7/8 gusht

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut përmes shortit ka caktuar paret rivale për xhiron e parë në kuadër të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë për sezonin garues 2021/2022, njofton “infOSport.mk”.

Sezoni i ri do të nis me 7/8 gusht, ndërsa kampionët në fuqi të Shkëndijës mbrojtjen e titullit do ta nisin nga Kavadari, ku do të  përballen me Tikveshin.

Edhe FC Shkupi sezonin e ri do ta nis në transfertë, edhe atë ndaj Bregallnicës së rikthyer në mesin e më të mirëve.

Renova do të mirëpret Skopjen në Tetovë, gjithashtu një skuadër e rikthyer në LPFMV, derisa Struga Trim Lum do të jetë mysafire e Akademia Pandevit.

Rabotniçki në arenën “Todor Proeski” do të mirëpret Borecin, ndërkohë Makedonija GJ.P në Shkup do të luaj kundër Pelisterit.

LPFMV – Xhiro 1, Sezoni 2021/2022

Tikveshi vs Shkëndija
Bregallnica vs FC Shkupi
Renova vs Skopje
Ak.Pandev vs Struga Trim Lum
Makedonija GJ.P vs Pelisteri
Rabotniçki vs Boreci

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply