Rikthehet Liga e Kampionëve, spikasin takimet në Paris dhe Milano

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshjet e dyta në fazën e grupeve.

Tetë ndeshje shumë interesante do të luhen ditën e sotme me dy prej tyre që do të nisin në ora 18:45. Janë pikërisht Ajaks-Beshiktash dhe Shakhtar – Inter, dy takimet e para të ditës së sotme.

Në orën 21:00 nisin gjashtë ndeshjet e tjera ku spikat, takimi në Francë midis Paris Sen Zhermen dhe Mançester Sitit, dy skuadra që llogariten si favorite për fitimin e këtij kompeticioni këtë sezon.

“Parisienët” kanë gjithçka çfarë ju duhet (sa i përket emrave) për t’i shkuar deri në fund, derisa Siti pas finales së humbur sezonin e kaluar tanimë me më shumë eksperiencë synon sërish trofeun.

Milan – Atletiko Madrid gjithashtu do të jetë një  tjetër ndeshje shumë interesante. “Kuqezinjtë” pas humbjes në ndeshjen e parë përballë Liverpulolit kërkojnë medoemos pikët e para, në krahun tjetër spanjollët me vetëm një pikë kërkojnë të forcojnë pozitat në grup.

Po në kuadër të grupit “B”, Porto do të mirëpret Liverpullin, Real Madridi do të luaj me Sherif Tiraspol, Lajpcigu do të jetë nikoqir i Klub Bryzh, ndërsa një tjetër ndeshje që zgjon interes është edhe ajo midis Borusia Dortmundit dhe Sporting Lisbonës.

 

Leave a Reply