Konfirmohet largimi i parë nga Liverpulli!

Drejtuesit e Liverpull janë të vendosur për tu ndarë me portierin Loris Karius, duke e lënë të lirë që në janar, pavarësisht se kontrata e tij zgjat deri në fund të sezonit aktual.

Karius nuk ka luajtur një lojë konkurruese me Liverpullin, që kur bëri dy gabime fatale në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2018 kundër Real Madridit, e që në fund i kushtuan shumë Liverpullit, duke humbur ndeshjen me shifrat 3:1.

Karius në ndërkohë si i huazuar ka luajtur te Beshiktashi dhe te skuadra gjermane e Union Berlin, por asnjëra palë nuk vendosën për të blerë kartonin e tij.

Mbetet të shihet nëse në janar ose korrik të vitit 2022, Karius do të gjejë ndonjë skuadër të re, ose i njëjti mund të mbetet pa angazhim!

Leave a Reply