Vedat Muriqi ka dalë të jetë protagonist kryesor në fitoren e Majorkës përballë Valencias, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 36-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”.
Prizrenasi shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të Majorkës, që erdhi në minutën e 64-të. Për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, ishte ky goli numër 14 këtë edicion, duke u renditur kështu në TOP5 golashënuesit më të mirë në La Liga, aty ku prinë Robert Levandovski i Barcelonës me 23 gola.
Muriqi gjithashtu këtë edicion ka regjistruar edhe 3 asistime, në gjithsej 33 paraqitje.
Ndryshe, Majorka pas kësaj fitore është e sigurtë, duke u renditur në pozitën e 11-të me 47 pikë.