Java e 16-të në elitën e futbollit vendor dhuroi disa rezultate të papritura. Lideri aktual, FC Shkupi u ndal në terren neutral në Strumicë nga Gostivari, duke barazuar pa gola, derisa Voska Sport, pas një serie prej 5 ndeshjeve pa humbje në kampionat, u mund në Ohër nga Tikveshi me rezultatin 3:0, shkruan “infOSport.mk”.
Si një befasi mund të konsiderohet edhe barazimi 1:1 i Bregallnicës në transfertën në Strumicë përballë AP Brera, derisa në ndeshjet tjera u arritën rezultate të pritshme.
Struga Trim Lum në një ndeshje të dominuar plotësisht, mundi Vardarin në Shkup me shifrat 3:1. Vangjel Zguro, Hadis Tairi dhe Bassirou Compaore shënuan për Struga Trim Lum, derisa golin e vetëm për Vardarin e realizoi Mihajlo Milosaviq.
Fitore 2:0 ndaj Rabotniçkit edhe për Shkëndijën që gëzoi tifozët e saj në Tetovë. Që të dy golat “kuqezinjtë” i realizuan gjatë pjesës së dytë, me autorë Adenis Shala dhe Enur Totre.
Një fitore shumë të rëndësishme në ndërkohë morri Makedonija GJ.P, që në shtëpi mundi Sileksin me rezultatin minimal 1:0. Autorë i golit të vetëm në këtë ndeshje për “verdhekuqtë” nga Gjorçe Petrovi, ishte sulmuesi shqiptarë, Samir Fazli.
Pas 16 xhirove, tabelës së klasifikimit i prijnë FC Shkupi dhe Shkëndija me nga 32 pikë, dy më shumë se Struga Trim Lum, që ka edhe një ndeshje më pak. (infOSport.mk)
LPFMV, Java 16 |
||||||||||||||||||
|