Përfaqësuesja e Maqedonisë nën 16 vjeç në kampin dimëror në Kërçovë

Përfaqësuesja e të rinjëve të Maqedonisë deri në 16 vjeç (futbollistë të lindur në vitin 2008) aktualisht ndodhet në

Kërçovë në një kamp stërvitor dimëror, ku do të kontrollohet dhe përmirësohet forma aktuale fizike e lojtarëve para sfidave të ardhshme.

Kampi stërvitor i përzgjedhjes së re të Maqedonisë do të zgjasë deri më 25 shkurt.

Trajneri i përfaqësueses së të rinjëve të Maqedonisë, Rade Karanfiloski,për përgatitjet aktuale në Kërçovë, ka ftuar futbollistët e mëposhtëm :
Antonij Trajkovski – Rabotniçki
Darko Jovçev – Makedonija Gj.P.
Aleksandar Trajkov – Akademia Pandev
Enver Fejzulovski – Pelister
Martin Xhangarovski – Akademia Pandev
Simon Krstev – Bregallnica
Riste Stoilov – AkademiaPandev
Mateo Kesiq – Akademia Pandev
Luka Varoshanovski – Akademia Pandev
Loren Zhaku – Voska Sport
Matej Gerasov – Rabotniçki
David Angelevski – Pelister
Florent Osmani – Shkëndija
Bleron Bajrami – Vardar
Alek Sivakov – Pelister
Stefan Bujarovski – Vardar
Jovan Marmaçovski – Pelister
Aleksandar Grasheski – Nju Stars
Blendi Ganiu – Shkupi
Gabriel Talevski – Akademia Pandev
Kostantin Apostolovski – Rabotniçki
Alesandro Grujoski – Lunds
Deni Osmanovski – Helsinborg
Dushan Bojoviq – Vardar
Matej Seimenov – Akademia Pandev

Kapiteni i përfaqësueses së të rinjëve të Maqedonisë, Aleksandar Grasheski, ka komentuar pjesën aktuale të përgatitjeve dimërore në Kërçovë.
– Kemi kushte të shkëlqyera dhe po stërvitemi me shumë përkushtim në këto përgatitje, po punojmë me dinamikë të mirë dhe po përparojmë në vazhdimësi.
– Në skuadër mbizotëron një atmosferë pozitive. Të gjithë jemi të fokusuar sa më shumë në këto përgatitje dhe po mundohemi që dita-ditës të jemi më të mirë.
– Besoj se ky brez futbollistësh ka cilësi dhe se mund të shpresojë tek suksesi. Duhet të funksionojmë si kolektiv, vetëm kështu mund të arrijmë dhe të bëjmë diçka të madhe.
– Në vjeshtë na presin eliminatoret për kualifikim në Europian. Kemi kohë të mjaftueshme dhe mundësi për t’u përgatitur në nivelin më të lartë deri atëherë.
– Besojmë në cilësitë tona, kemi komunikim të shkëlqyer me trajnerin dhe stafin teknik, përgatitjet po shkojnë në mënyrën më të mirë, të gjithë së bashku besojmë në sukses.

Leave a Reply