Artim Pollozhani dhe Flamurtari bëhen sërish bashkë!

Pas eksperiencës së bukur te Ballkani, në rolin e asistuesit të parë të Ilir Dajës, në adresë të Artim Pollozhanit ka ardhur një ofertë shumë e majme, që i’a ka bërë ish klubi i tij, Flamurtari i Vlorës.

Është vetë presidenti i këtij klubi, Sinan Idrizi, ai i cili këmbëngulë për angazhimin e struganit, mirëpo jo në rolin e trajnerit. Idrizi e ka projektuar atë në rolin e drejtuesit, duke i dhënë shumë liri edhe në merkato, rreth përzgjedhjes së futbollistëve, por edhe trajnerit të ri.

Aktualisht, rolin e trajnerit te Flamurtari e luan Eqerem Memushi, mirëpo edhe pozita e tij nuk është e sigurtë, njëjtë sikurse edhe pjesës më të madhe të futbollistëve.

Kështu, nëse do të realizohej kjo pistë, atëherë Pollozhani do të ketë shumë punë në merkato.

Leave a Reply