ZYRTARE, Milani dhe Conceicao përfundojnë bashkëpunimin vetëm pas 5 muajve!

Milani ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me strategun portugez, Sergio Conceicao, edhe atë vetëm pas saktësisht 5 muajve.

Portugezi e udhëhoqi Milanin në 31 ndeshje, duke regjistruar 16 fitore, 5 barazime dhe 10 disfata.

Me të në krye Milani e nisi mbarë, duke fituar SuperKupën e Italisë, duke mundur në finale rivalin e qytetit, Interin, të cilën skuadër e eliminoi edhe në gjysmëfinale të Kupës, për të pësuar më pas në finalen e madhe ndaj Bolonjas.

Pikërisht kjo ndoshta bëri për të mos u bindur drejtuesit e Milanit në cilësitë e tij, por njëkohësisht edhe emërimi i Drejtorit të ri Sportiv, Igli Tare.
Ky i fundit tashmë ka zgjedhur edhe pasuesin e Conceicao, duke i’a besuar postin e trajnerit Massimiliano Allegrit.

Me ish trajnerin e tyre, “rossonerët” pritet të nënshkruajnë kontratë tre vjeçare, me një vlerë prej 15 milion eurove, apo 5 milion euro në sezon, plus bonuse, gjithnjë nëse kapet zona e Champions, apo arrihet edhe titulli kampion.

Dëshirojmë të falënderojmë Sérgio Conceição-n dhe stafin e tij për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës që drejtuan Ekipin e Parë gjatë muajve të fundit.” – qëndronte në njoftimin zyrtarë të klubit milanez në faqen e tyre në facebook.

Leave a Reply