Kuzhinieri i njohur turk, Nusret Gökçe përjashtohet nga festa pas finales së Ligës së Kampionëve

Kuzhinieri i njohur turk, Nusret Gökçe, i njohur botërisht si “Salt Bae”, është përjashtuar nga festa pas finales së Ligës së Kampionëve 2025, që u zhvillua më 1 qershor në stadiumin “Allianz Arena” në Munih.

Pas ndeshjes, në të cilën PSZh mundi Interin me rezultatin e thellw 5:0, “Salt Bae” u përpoq të hynte në zonën e dedikuar për festimin e lojtarëve, por u ndalua nga sigurimi dhe më pas u largua nga ambientet e festës.

Pamjet e incidentit janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shihet momenti kur sigurimi i stadiumit i bllokon hyrjen dhe e shoqëron jashtë, ndërsa të pranishmit reagojnë me habi.

Sipas komenteve të shumta online, tifozët e akuzuan për përpjekje për të marrë vëmendje, ashtu siç ndodhi edhe në Kupën e Botës 2022, kur u kritikua për ndërhyrjen në festën e Argjentinës.

As UEFA dhe as PSZh nuk kanë bërë një koment zyrtar për këtë incident, dhe “Salt Bae” nuk ka reaguar publikisht deri tani.

Leave a Reply