Tenisti francez Giovanni Mpeschi Pericard, ka vendosur një rekord të ri në kuadër të ditës së parë të Grand-Slam turneut të Uimbëlldon, shkruan “infOSport.mk”.
Tenisti shtatlartë, i njohur për servisin e tij vrasës, një gjë të tillë dëshmoi që në ndeshjen e raundit të parë kundër Taylor Fritz.
Ai që në servën e tij të parë shërbeu me një shpejtësi prej 239.8 kilometrash në orë, duke thyer rekordin e Taylor Dent nga viti 2010 (238.2).
Megjithatë kjo nuk ishte e mjaftueshme për Pericard, kështu që në gemin e radhës, në shërbimin e radhës kundër Fritz, arriti shpejtësinë edhe më të madhe, që tregonte 246.2 km/h.
Është interesante se as kjo nuk ishte e mjaftueshme që Pericard të fitonte atë pikë, ashtu që në fund në një përballje që zgjati plotë 3 orë e 37 minuta, në fund u mund nga Fritz me rezultatin 3:2, në sete 7:6, 7:6, 4:6, 6:7, 4:6.
