Galatasaray po avansonte deri në minutën e 95-të, pas golit të Leroj Sane nw minutwn e 27-tw, mirëpo në minutën e 5-të, të kohës shtesë kolumbiani, Jhon Duran, me kokë shënoi golin e barazimit pwr Fenerbahçen, për rezultat 1:1.
Në ato momente ndodhi një erupcion i vërtetë në tribunat e stadiumit në “Shukru Saraçogllu”, aty ku festa e tëra ishte për tifozët e FENERBAHÇES, që në këtë mënyrë i shpëtuan disfatës, duke vazhduar luftën e zjarrtë për titullin kampion me rivalin e përbetuar Galatasarajin.
Pas 14 xhirove, Galatasaraji me 33 pikë vazhdon të kryesojë renditjen, derisa Fenerbahçe vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 32 pikë. (infOSport.mk)
